[sgmb id=”1″]
Kur tështinë Franca, mërdhinë Europa!
Kjo shprehje e dy shekujve më parë është bere e vertët këtë të dielë!
Franca është sot në një votë historike për veten dhe mbarë Europën!
Anketat tregojnë për një garë shumë të ngushtë midis katër kandidatëve, që sipas rezultatit renditen Marine Le Pen; Macron; Fillion; Melachon.
Pollet franceze vlerësohen vitet e fundit më të saktat. Ato nuk bazohen në telefonata por në Internet pasi tani ky i fundit është po aq i përhapur sa dhe telefoni. Në të vërtët në garën elektorale në SHBA vetëm pollet e internetit nxirrnin fitues Presidentin Trump.
Por sot saktesia e polleve mund dhe të mungojë për shkak se në keto polle deri dje mbi 20% e francëzve nuk kishin vendosur se për cilin do votonin.
Fitorja e Marine Le Pen dhe Melanchon, e para e ekstremit të djathtë i dyti i ekstremit të majtë, do të thotë fundi i Francës në BE dhe fundi i këtij të fundit. Le të shpresojmë dhe urojmë për dy kandidatët e tjerë!