Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se opozita do të heqë dorë nga bojkoti kur kryeministri Edi Rama të kthejë sërish në Kuvend paktin që ka shkelur, duke votuar kështu më pas dhe 6 ligjet për reformën në drejtësi.
Pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman Sigmark Gabriel, i cili i bëri thirrje që opozita të rikthehet në Kuvend, Basha tha se vettingu do të bëhet sipas ligjit dhe Kushtetutës.
“Shqipëria është bërë shpërndarësi kryesor droga. Injorimi i tonelatave të drogës është ndëshkim për Shqipërinë, është inkurajim për të dëmtuar vendin. Ne bëjmë gjithë këtë lëvizje për fatin e Shqipërisë, për vlerat europiane. Diskutuam për reformën në drejtësi dhe çmontova gënjeshtrën e Rasmës se ne nuk duam vettingun. I thash se ne e duam vettingun siç e votuam në korrik. Vettingu nuk do bëhet siç do Rama, apo Nëna Terezë, por siç e do ligji. Pata rastin ta çmontojë gënjeshtrën e Ramës dhe kjo me gënjeshtra, PD do të kthehet për të votuar 6 ligjet kur Rama të c’thyejë paktin. Ne do t’i votojmë të 6 ligjet kur marrëveshja e shkelur të rikthehet dhe këto ligje të mbrojnë qytetarët ”, nënvizoi lideri i PD-së.
Nga ana tjetër ai i qëndroi strikt vendimin të tij se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk krijohet qeveria teknike dhe nuk sigurohen standarde. “Ky është një vendim që e kanë marrë shqiptarët. Zgjedhje pa qeveri teknike, pa luftuar drogën dhe pa reformë zgjedhore, zgjedhje fasadë të dituara nga krimi, në Shqipëri nuk ka për të pasur, pasi do sillnin situatë eksplozive në Shqipëri”, tha ai.