[sgmb id=”1″]
Organizata Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, thotë se vetëm 13% e popullatës në botë jetojnë në vendet me shtyp të lirë.
Në raportin vjetor të publikuar sot, ky grup joqeveritar, thotë se liria e shtypit ka shënuar rënie në vitin 2016, në pikën më të ulët në më tepër se një dekadë, për shkak të goditjeve kundër mediave të pavarura nga shtetet autoritare dhe për shkak të kërcënimeve të paprecedente ndaj gazetarëve dhe organizatave të mediave në demokracitë madhore.
Në raportin e tiulluar, Liria e Shtypit 2017: Horizonti i errët i lirisë së shtypit, shkalla e lirisë së mediave në 199 vende dhe territore klasifikohet në kategoritë “e lirë”, “pjesërisht e lirë” dhe “jo e lirë”.
Kosova radhitet në vendin e 96 të listës, ndërsa klasifikohet në kategorinë e vendeve me shtyp “pjesërisht të lirë”.