Loading...

Vargjet rrenqethese te dajos se madh per humbjen e nipit te tij Memos ! ‘Dajua te thote keto fjale..’ !

Me zemer te plasur dhe  te helmuar per nipin e tij Memon i cili u nda nga jeta ne menyre te parakoheshme, dajua i madh i  Memo Tanush Kondit, Lefter Arshi Fisti   shkruan keto vargje drejtuar kunatit dhe motres se tij per kete fatkeqesi qe u ka rene !

O Tanush e o motra ime

C’fare qene keto gjemime

Ua be zemren therrime

C’fare qe ky qamet

Vaj halli vaj medet

 

U futi te gjalle ne dhe

Ua mori brenda ne vathe

Te varferit e te pafate

U plasi zemra ne barke

 

Po vajza qysh do duroje

Te vellane do kerkoje

Te qajne halle te kendojne

 

Memo te keqen o djale

Vrave mamin e baban

U fute plumbin ne balle

C’fare bere keshtu o djale

C’pate qysh e pate halle

 

Dajua te thote keto fjale

Plumbin ma dhe ne balle

Te madh ma bere zeval

 

Pse sme fute ne varr

Se kesh kohe qe s’te kesh pare

Dhe malli shume me ka marr

U rrenjedali o djale

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com